21:22 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Duhangjitë” pësojnë edhe ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 që u mbajt në Gjeorgji.

Pas fitores në duel me Austrinë dhe humbjes së pësuar me Gjermaninë, të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit kanë pësuar humbje nga vendi nikoqir i kualifikimeve të Grupit F, Gjeorgjia, me rezultat 6:1, kombëtare e cila doli fituese e grupit me tri fitore.

Tre gola për gjeorgjianët i shënoi Sebiskveradze 2′, 18′ dhe 29′, me dy gola na ndëshkoi Kurtanidze 26’ e 33’ dhe me nga një gol Saiotti 8’ e Thales 32’.

Ndërkohë, golin e nderit për Dardanët në këtë ndeshje e shënoi Drilon Maxharraj 28’.

Kësisoj, Kosova i mbylli këto kualifikime në pozitën e tretë në renditje.