17:13 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Duhani dhe alkooli janë kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut nga të gjitha substancat

Duhani dhe alkooli janë deri tani kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut nga të gjitha substancat e varësisë, sugjeron hulumtimi i ri.

Në mbarë botën, duhani është përgjegjës për 110 vdekje nga 100 mijë njerëz, ndërsa alkooli shkakton 33 viktima në 100 mijë njerëz, ka zbuluar studimi i Kolegjit Universitar në Londër, transmeton Indeksonline.

Kjo krahasohet me vetëm 6.9 vdekje nga kokaina për 100 mijë njerëz, shton hulumtimi.

Rezultatet më tej sugjerojnë se pothuajse një në pesë të rritur në mbarë botën pinë shumë-së paku njëherë në muaj./Indeksonline/