75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Duhen mijëra avionë për të shpërndarë vaksinën anticovid, në të gjithë botën

Transportimi i vaksinave anticovid në të gjithë botën,  do të jetë sifa më e madhe e transportit.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtarë të Transportit Ajror do të nevojiten 8.000 avionë “Boeing 747” për shpërndarjen e vaksinave.

Nuk ka ende një vaksinë anticovid, mirëpo IATA-ja po përgatitet dhe po punon me linjat ajrore, aeroportet, organet dhe firmat e ilaçeve.

Programi i shpërndarjes së vaksinës supozohet se nevojitet vetëm një dozë për një person.

“Dorëzimi i sigurt i vaksinave anticovid-19, do të jetë misioni i shekullit për industrinë globale të ngarkesave ajrore. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të planifikojmë me kujdes një plan paraprak. Dhe koha për këtë është tani”, tha shefi ekzekutiv i IATA-së, Alexandre de Juniac.

Shefi Ryanair e quan karantinën e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar “të dëmtuar”. Ai tha se virusi i çon linjat ajrore në vitin më të keq të tyre.

Ndërsa linjat ajrore kanë zhvendosur fokusin e tyre në dërgimin e ngarkesave  pasi transportimi i vaksinave është shumë më kompleks.

Jo të gjithë avionët janë të përshtatshëm për transportin e vaksinave pasi atyre u duhet një ionterval tipik i temperaturës ndërmjet 2 dhe 9 gradë celsius për bartjen e barnave.

Disa vaksina mund të kërkojnë edhe temperatura më të ulëta, gjë që do të përjashtonte shumë avionë.