‘Duhet me kan i huaj për me ta dit vlerën’, Labi i gëzuar pas suksesit të DJ nga Ferizaj

Këngëtari Labinot Tahiri vazhdon t’iu ofrojë mbështetje artistëve të rinj.
Përmes një publikimi në Instastory ai u shpreh se është i gëzuar që një DJ nga Kosova ka arritur të jetë i nominuar në ‘Brit Awards’, shkruan Indeksonline.
Labi u kishte dal në mbrojtje Dj edhe para 10 viteve,të cilët nuk paguheshin shumë.
Më poshtë keni postimin e plotë.
“Sa mirë që para 10 viteve i mbroja DJ e vendit tonë i keni videot kur doni me i pa serish! Ata DJ dhe ky Regardi u pagunin nga 50 euro, sepse nuk ishin gjerman apo amerikan! TE ne, duhet me kan i huaj për me ta dit vlerën! E tash kur këtë djalë po e shohim me suksese të mdhaja të njerëzit nga DJ i cili në Ferizaj apo dikun në Kosovë si shumë DJ, as që iu realizonte ëndrra për ta pasur në mbrëmje apo dikah tjetër, sot shikojeni ku ka arritur. Atje ku askush se ka pritur!
HAHA, sa mirë që e shohim sepse fatin e dikujt e din Zoti athere kur dhe kujt me ia dhuru. Regard, urime e suksese edhe ty sikurse Dua Lipës që po iu urojnë! Punë të mbarë Regard, Kosovë e Shqipërisë”./Indeksonline/
