Duhet ta shihni foton e parë të Joaquin Phoenix në filmin “Joker: Folie à Deux”

Kanë kaluar disa kohë që kur e pamë Joaquin Phoenix duke kërcyer nëpër shkallë dhe duke na dhuruar një prej performancave më të mira. Por, mesa duket pritja mbaroi dhe ja ku shfaqet sërish super aktori, në foton e re, të postuar nga regjisori, Todd Philips.
Në foto, Joaquin shfaqet duke u rruar dhe Philips ka shkruar: “Dita 1. Djali ynë. #Joker”.
Në film do të jetë edhe Lady Gaga, e cila do të luajë rolin e Harley Quinn, e dashura legjendare e Joker.
Së bashku, dyshja pritet të takohet në “Arkham Asylum”, ku Harley do të trajtojë Joker-in dhe më pas do të dashurohet me të, për t’u krijuar një çift toksik dhe problematik.