“Duhet të jemi të bashkuar”, thirrja e presidentit të Këshillit Evropian nga Tirana

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, u shpreh se Evropa duhet të luajë rolin e saj për të arritur paqen në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.
Ai theksoi se Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar, përballë sfidave.
Costa theksoi se Evropa duhet “të investojë më shumë te mbrojtja e saj, sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion”.
“Faleminderit për motin, që edhe pse me shi, koha është e ngrohtë. Një Evropë e re në një botë të re. Ky rend botëror i bazuar te rregullat po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentit evropian. Situata në Gaza, është një situatë, që është një tragjedi humanitare”.
“E drejta humanitare po dhunohet. Njerëzit po sulmohen me forcë të zhdrejtë. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ia dalë mbanë që të sjellë një paqe të drejtë për Ukrainën, Siguria juaj, është edhe siguria jonë”.
“Evropa të investojë më shumë te mbrojtja e saj, sepse kemi mësuar se paqja pa mbrojtje është iluzion. Duhet zgjidhje për paqe në Lindjen e Mesme. Evropa duhet të zgjerojë rrjetet e saj të tregtisë botërore dhe të begatisë. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit, por duhet të kemi partneritete”.
“BE është gati që të luajë këtë rol të plotë në këtë Evropë të re, në këtë botë të re, duke punuar nga afër me të gjithë partnerët tanë evropianë”, tha Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa në samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë. /abcnews