22:00 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / AR

Duhet të shihni trailerin e serialit ‘Familja Addams’ dhe kastin kaq interesant!

Të mërkurën, 17 gusht, seriali i ri “Wednesday Addams” i Tim Burton në Netflix, më në fund ka publikuar trailerin e tij të parë. 

Ata janë rrëqethës dhe të çuditshëm, misterioz dhe drithërues dhe të gjithë bashkë janë të çuditshëm. Gati 25 vjet pas paraqitjes së tyre të fundit live-action, familja Addams është rikthyer me në krye adoleshenten e familjes!

Në “The Addams Family” të vitit 1991 dhe në “Adams Family Values” të vitit 1993, Wednesday u luajt nga Christina Ricci, përpara se Nicole Fugere të merrte përsipër rolin në “Addams Family Reunion”. 

“Wednesday”, seriali i ri i Netflix që paraqet familjen gotike, do të ndjekë jetën shkollore adoleshente të personazhit me të njëjtin emër, të sjellë në jetë nga Jenna Ortega.

Përveç Ortega-s, Catherine Zeta-Jones luan si Morticia së bashku me Luis Guzmán si Gomez dhe Isaac Ordonez si Pugsley.

Për më shumë, shihni trailerin: