75 Mall Live Search
23:14 / E Hënë, 03 Prill 2023 / MSH

“Duje” ngre në këmbë publikun në Izrael, shikojeni paraqitjen e Albina&Familja Kelmendi

Ka kohë deri në garën e Eurovisionit por publiku tashmë është i dashuruar pas “Duje”.

Pas pritjes së jashtëzakonshme të Albinës dhe Familjes Kelmendi në Varshavë të Polonisë, ku “Duje” u këndua nga publiku polak në “Eurovision Party”, radhën e pat Izraeli.

Publiku izraelit e shijoi këngën në maksimum, duke u krijuar një atmosferë e paparë me duartrokitje dhe brohoritje për Albinën dhe Familjen Kelmendi, që po merr zemër para garës së madhe./Indeksonline/