75 Mall Live Search
23:15 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / Gj Sh

Duka pasi Shqipëria siguroi play-offin: Nuk e dua një përballje me Kosovën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukaka folur pas fitores ndaj Andorras, ku kuqezinjtë siguruan play-offin e Kupës së Botës.

Ai gjatë intervistes me gazetarin Arlind Sadiku të Klan Kosova, ishte i emocionuar duke thënë se ky ishte një moment i rëndësishëm, shkruan IndeksOnline.

“Padyshim historik, ne nuk kemi qenë asnjëherë në Botëror. Kam qenë shumë i emocionuar, super presion, pasi shënuam disi më i relaksuar, por derisa shënuam presion i jashtëzakonshëm”, tha Duka.

Ai foli edhe për kundërshtarët që preferonte për play-off, por deklaroi se nuk dëshiron të përballet me Kosovën, pasi njëra prej tyre do të humbte mundësinë të kulifikohet në Botëror.

“E kam thënë edhe më herët, nuk e dua asesi përballjen me Kosovën, pasi “do të vriste” një nga ne”, tha Duka./IndeksOnline/