75 Mall Live Search
19:51 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / LB

Duka reagon pas suspendimit të Dakut

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas suspendimit të Mirlind Dakut me dy ndeshje moslojë nga UEFA-ja.

“Futbolli është një lojë, është loja më e bukur në botë, nuk ka asnjë lidhje, nuk duhet të pranojnë asnjë nga këto gjestet e tjera që bëhen qoftë nga Ballkani apo nga vendet e tjera”, ka thënë Duka për DW Albania.

“Kushdo qofshin ata, shqiptarë, serbë, ne nuk i pranojmë që ta përdorin lojën tonë për interesa tjera apo për të shfryer emocionet që nuk i takojnë futbollit”.

Sipas Dukës, futbolli e ka për mision t’i bashkojë njerëzit, t’i miqësojë dhe jo armiqësojë ata.

“Asnjë nga këto thirrje apo urrejtje raciste nuk duhet të kenë lidhje me lojën tonë”, ka vijuar ai.