10:10 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Duka shkarkon Panuccin, ky është zëvendësuesi i tij

Shumë shpejt pritet të ketë ndryshime në pankinën e Kombëtares së Shqipërisë.

Të shtunën, në Shkodër, Shqipëria pësoi humbje nga Skocia me rezultat, 0-4.

Dhe të shumta janë kërkesat e tifozëve për ta shkarkuar italianin, Christian Panucci, transmeton IndeksOnline.

kola-5

Pas ndeshjes me Uellsin, Panucci pritet ta ketë edhe një takim me të parin e FSHF-së, Armando Duka, ku do t’i kumtohet lajmi i shkarkimit.

Dhe tani, Panorama Sport mëson se ish-mesfushori i Kombëtares, Bledar Kola është kontaktuar së fundmi nga drejtuesit e FSHF-së.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Dukës për këtë çështje, e cila po shqetëson tifozët shqiptar./IndeksOnline/

kOLA