23:05 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Duka: Suedinë do ta kishim hequr qafe lehtë!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emisionin “TOP STORY” në “TOP CHANNEL” emision që drejtohet nga Sokol Balla.

Numri një i qeverisë së futbollit në vend, foli për Kombëtaren dhe për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, teksa theksoi se Shqipëria nëse kalonte grupet do ia dilte të kualifikohej.

“Në qoftë se ne nuk do kishim humbur ndaj Izraelit në fushën tonë, mund të ishim kualifikuar në fazën “play-off”, dhe do ta kishim hequr qafe Suedinë. Nuk na kanë penalizuar humbjet në dy takimet me Italinë, por na penalizoi humbja me Izraelin. Ndaj Italisë kemi vuajtur peshën e fanellës.”

Kuqezinjtë ishin në një grup me Spanjën dhe Italinë, favoritet e grupin që u renditen para tyre. Shqipëria e mbylli e treta, duke lënë pas vetes Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin.