75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Duka takohet me ish-trajnerin e Leipzigut, mund ta emëroj në krye të Kombëtares

Kanë kaluar disa ditë nga largimi i Panuccit nga stoli i Kombëtares dhe ende sot nuk kemi një trajner të ri.

Përgjatë këtyre ditëve janë lakuar disa emra si kandidatë potencialë që të marrë në dorë “timonin” e përfaqësues kuqezi, kryesisht me teknikë përtej Adriatikut, por edhe pse të gjitha pistat mbeten të hapura, kuqezinjtë aktualisht janë pa një trajner.

“Panorama Sport” mëson se një nga kandidatët potencialë për t’iu besuar stoli i Kombëtares është edhe ai Peter Pacult, i cili më parë pati drejtuar kampionët e Kukësit në futbollin shqiptar.

Austriaku ka pasur një takim me vetë Dukën, për më tepër nga kërkesat që vetë kreu i federatës ka për trajnerin e Kombëtares, duket se Pacult i plotëson kriteret.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë vetë trajneri, i cili mund të jetë ofruar për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gazeta mëson se në mbrëmjen e 22 marsit në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Pacult ka qenë në stadium për të parë nga afër ndeshjen midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe ka pasur një bisedë me kreun e federatës, Armand Duka.

Ndonëse temat e diskutimit nuk bëhen të ditura, mësohet se janë në vazhdën e bisedimeve që Duka ka pasur me disa trajnerë për të marrë stolin e lënë bosh nga Panuçi.

Kujtojmë se 59 vjeçari ka qenë trajner i shumë skuadrave të njohura si Munchen, Dynamo Dresden, Rapid Wien dhe Leipzig.