15:21 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Duka takon krerët e klubit shqiptarë të Preshevës, premton se do ua plotësoj kërkesat

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka takuar sot krerët e ekipit shqiptarë K.F Lugina që bën gara në Serbi.

Drejtuesi i klubit, Nagip Jakupi dhe sekretari, Ardian Agushi e kanë njohur Dukën me problematikat që përballet klubi në Preshevë. Ata kanë kërkuar mbështetje nga FSHF, transmeton Indeksonline.

Image may contain: 2 people, people standing

Më poshtë keni postimin e plotë të K.F Luginës:

“Gjatë ditë së sotme realizuam takimin me Presidentin z.Armando Duka ku i parashtruam kërkesat tona ndaj FSHF – së.”

“Drejtuesi i klubit Nagip Jakupi dhe sekretari i tij Ardian Agushi, e kanë njohur presidentin Duka me problematiken e futbollit në Preshevë dhe kanë kerkuar mbështetjen e FSHF.”

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

“Pjesëmarrja e klubit futbollistik Lugina në Kupën “Pavarësia”.

“Mbështetje nga FSHF për Klubin Lugina në bazë materiale (uniforma,topa etj).”

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, beard and indoor

“Pjesëmarrja në seleksionimet e grupmoshave në FSHF.”

“Licensimet e Trajnerëve, UEFA C dhe UEFA B në FSHF, si edhe trajnimet për Arbitrat.”

“Numri 1 i futbollit shqiptar, pasi ka ndjekur rezymenë e paraqitur, i ka garantuar miqve plotësimin e të gjitha kërkesave që ata paraqitën.”

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

“Presidenti Duka ngarkoi një grup pune për të ndjekur detajet e plotësimit të tyre, si dhe garantoi mbështetjen institucionale dhe personale për zgjidhjen e problemeve që ka futbolli në këtë krahinë.”

“Në fund, ai pranoi me kënaqësi, kërkesën për të vizituar Preshevën dhe për tu njohur nga afër me problematikën e futbollit në krahinën e saj. K.F.Lugina Krenaria e Qytetit Preshevës.”, shkruhej në statusin e klubit./Indeksonline/