Duka zbulon stafin e ri në FSHF-së, i bashkohet edhe Blendi Fevziu
Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur sërish president edhe për një mandat tjetër katër-vjeçar, Armand Dukën.
Për herë të parë pjesë e tij bëhen Edmond Hasanbelli, Blendi Fevziu, Geri Çipi, Armando Cungu dhe Erind Resuli, shkruan Indeksonline
Delegatët votuan 10 anëtarët (plus presidenti Duka) që do të drejtojnë institucionin për 4 vjetët e ardhshëm, me Anila Bashën më të votuarën (47 vota).
Gara nisi me 13 kandidatë, ndërsa Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj u tërhoqën para procesit të votimit./Indeksonline/

