Dukagjin Lipa feston ditëlindjen, kështu befasohet nga Dua
Babai i yllit kosovar, Dua Lipës, Dukagjini mbrëmë ka festuar ditëlindjen e 50-të.
Për këtë ditë të veçantë për të Dua, familjarët dhe miqtë e afërt i kishin përgatitur një befasi, shkruan Indekonline.

Në disa video dhe imazhe që ka publikuar vet këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua kanë përgatitur një surprizë për të cilën Dukagjini nuk ishte në dijeni

Ata shihen duke festuar së bashku me njerëzit më të dashur dhe të afërt të tij.

“Ne kemi bërë një befasi për ditëlindjen e 50-të të babit me personat e tij më të afërt dhe më të dashur. Shumë dashuri në një dhomë. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur dhe e bëtë një natë të paharruar” ka shkruar Dua në këto imazhe.

Ndryshe, Dua ka paralajmëruar se është duke punuar për projekte të reja./Indeksonline/

