75 Mall Live Search
12:56 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dukagjin Lipa për 28 Nëntor: Në të mirë e në të vështirë, gjithmonë bashkë

Babai i këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa, Dukagjini, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram, për të uruar gjithë shqiptarët këtë 28 Nëntor, në ditët e vështira që po kalon populli në Shqipëri.

Pas goditjes që pësuan disa zona në Shqipëri, duke shkaktuar dhjetëra viktima, e qindra të lënduar, kjo datë e gjeti popullin shqiptar në një situatë mjaft të vështirë, shkruan Indeksonline.

“Në të mirë e në të vështirë, gjithmonë bashkë”, ka shkruar Dukagjini, duke u dhuruar mbështetje dhe motiv gjithë shqiptarëve, pas fatkeqësisë natyrore që goditi zonat e Durrësit e të Thumanës. /Indeksonline/