10:39 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dukagjin Lipa përkrah Calvin Harris në ‘Sunny Hill’: Natë e paharruar

Festivali ‘Sunny Hill’ u shënua në datë 2, 3 dhe 4 gusht, edhe këtë vit ky festival përmbylli një edicion të suksesshëm.

Me qindra e mijëra adhurues shijuan tri netë plotë argëtim, adrenalinë dhe muzikë të mirë, shkruan Indeksonline.

Yjet e njohura botëror si Miley Cyrus dhe Dj i njohur Calvin Harris, reperi Gashi dhe këngëtarët më të njohur në vend dhuruan performance fantastike për t’i bërë të paharrueshme tri netët e ‘Sunny Hill’.

E të tilla i ka konsideruar edhe organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa.

Lipa ka ndarë së fundi disa fotografi përkrahë Dj më të suksesshëm në botë, Calvin Harris.

“Shfletoni për të parë fotografi të kohëve të mira, një natë e paharruar”, ka shkruar Dukagjini në mbishkrimin e imazheve.

Kujtojmë që edhe ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa performoj në natën e tretë të festivalit së bashku me Calvin Harris./Indeksonline/