Dukagjin Lipa: “Sunny Hill” model për kapërcimin e barrierave në Ballkan

Në Forumin Energjetik që po mbahet në Shkup, në cilësinë e përfaqësuesit të Industrisë së Muzikës, është ftuar edhe Dukagjin Lipa – babai i artistes me renome botërore Dua Lipas. Në një prononcim ekskluziv për Klan Maqedoni, Dukagjin Lipa, flet për organizimet e ndryshme që synojnë afrimin e Ballkanit, për Festivalin “Sunny Hill” sipas të cilit, është pikërisht model se si duhet të duket kapërcimi I barrierave në këtë rajon, por edhe për cështje tjera që lidhen me pandeminë dhe karrierën e Dua Lipas.
E ardhmja e Ballkanit duhet të jetë energjia e reciklueshme – thotë Dukagjin Lipa gjatë prononcimit për Klan Maqedoni, duke arsyetuar prezencën e tij në Forumin Energjetik në Shkup, për të cilin thotë se ishte ftuar si përfaqësues I Industrisë së Muzikës. I pyetur t`i komentojë nismat për afrimin e Ballkanit, sic është për shembull edhe “Ballkani I Hapur”, Dukagjin Lipa shprehet kundër, por thotë se është mirë të ulet e të bisedohet.
DUKAGJIN LIPA – BABAI I DUA LIPAS
“Unë e shoh vetëm si ribrendim të CEFTA-s. CEFTA është një process që Kosovën pak a shumë e anashkalon sa I përket shtetësisë, kjo nuk do jetë kurgjë tjetër pos një ribrendim I CEFTA-s me emrin Open Ballkan”
Muzika, sipas Dukagjin Lipës, ka bërë shumë për të thyer barrierat, kurse Festivali “Sunny Hill” duhet të merret si model në Ballkan.
DUKAGJIN LIPA
Ne kemi mysafir prej krejt rajonit, prej Maqedonisë, Shqipërisë, Serbisë, Hungarisë, dmth jemi duke e bërë pikërisht atë që po kërkohet. Mendoj se me miqësi me muzike, dashuri, me mirkuptim mundemi me arritë shumë gjëra më të mëdha se sa me armiqësi e neglizhenca të ndryshme dhe injoranca regjionale që I kemi.
Dukagjin Lipa sikurse e bija e tij Dua, mburren se janë shqiptarë. Ai thotë se duhet të mburremi si shqiptarë dhe të përcojmë vetëm gjërat e mira që I kemi.
“Ne jemi ballkanas, jemi shqiptar, e kemi atë gjakngrohtësinë , e kemi mentalitetin e mediteranit, kemi shumë gjëra që na dallojnë prej pjesës tjetër të Evropës, mendoj se duhet ne ta përqafojmë atë dallim që na bën më ndryshe se sa pjesën tjetër të Evropës dhe t`i nxjerim vetëm sendet e mira që I kemi. Duhet të mburemi prej nga jemi”
Dukagjin Lipa thotë se sikurse shumë artistëve tjerë, pandemia ka vështirësuar aktivitetet e Dua Lipës, për këtë shkak është shtyrë edhe “Turi Botëror” I cili duhej të mbahej në vitin 2020. Dukagjin Lipa shpreson se në vitin 2022 bota do t`I kthehet normalitetit me cka do të vijojnë edhe aktivitetet e planifikuara të yllit botëror të muzikës, Dua Lipës’.
