75 Mall Live Search
21:54 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dukagjin Lipa thotë se i ka bërë ftesë Rita Orës dhe Bebe Rexhës për festivalin ‘Sunny Hill’

Dukagjin Lipa është organizatori kryesor i festivalit të madh ‘Sunny Hill’ që do të mbahet në Prishtinë prej 2 deri me 4 gusht, shkruan Indeksonline.

Festivali i cili sipas Lipës, është një promovim tepër i mirë i Kosovës nëpër botë duke marrë parasysh edhe emrat e mëdhenj që pritet të performojnë gjatë festivalit si Calvin Harris apo Miley Cyrus.

Gjatë një interviste në RTK, ai u pyet pse Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk janë pjesë e këtij festivali?

Ai tha se ju kanë bërë ftesë edhe Ritës edhe Bebes, por që asnjëra nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndoshta për shkak të angazhimeve të tyre nuk kanë pasur mundësi. /Indeksonline/