75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Dukagjin Lipa tregon se a do të mbahet “Sunny Hill Festival”

Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, Dukagjini ka folur për situatën aktuale që ka kapluar botën dhe se çfarë do të ndodhë me festivalin “Sunny Hill”.

Ai në rtv21 ka thënë se aktualisht ekipi i “Sunny Hill” ende nuk kanë marr një vendim për mosmbajtjen e festivalit, transmeton Indesonline.

“Jemi duke vazhduar përgatitje, por për çdo ditë jemi duke e përcjellur se çfarë po ndodhë në rajon, asnjë festival në rajon nuk ka jap shenjë të mosmbajtjes, me kënaqësi do ta mbanim,  por për shkak të sigurisë  do të vazhdojmë të përcjellim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Lipa.

Ndërkohë, Dukagjini tutje ka folur edhe për Duan dhe anagzhimet e saj të fundit gjatë kohës së përhapjes së pandemisë.

“Dua është në Londër, është një kohë jo më e mira për industrinë e muzikës, por janë gjëra që nuk mundem me i tejkalua, nuk ka logjikë nëse shtyjmë albumin edhe pse jemi ende duke e planifikuar mbajtjen e disa performancave live, pjesën e promovimit të albumit është duke e bërë nga shtëpia.”

Kujtojmë që albumi i Duas “Future Nostalgia” është planifikuar të publikohet në prill./Indeksonline/