75 Mall Live Search
16:00 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / AR

Dukagjin Lipa: ‘Zgjoi’ tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona

Filmi ‘Zgjoi’ me skenar e regji të Blerta Bashollit ka filluar të shfaqet edhe në kinematë amerikane.

Edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, ka marrë pjesë në premierën e filmit në Washington, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar disa imazhe ai u shpreh se ‘Zgjoi’ është një film i mrekullueshëm i bazuar në histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona.

‘Filmi “HIVE” fitoi tre çmime kryesore në Festivalin e Filmit Sundance. Është një film i mrekullueshëm i bazuar në një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona’, shkroi ai në mbishkrimin e postimit./Indeksonline/