10:32 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dukagjin Morina, mjeku shqiptar që i shpëtoi jetën katër vjeçarit me lëndime në tru (Video)

Ishte vetëm 4 vjeçar dhe ishte keqtrajtuar aq shumë saqë ambulanca mezi arriti në kohë për t’i ndihmuar Maksit. Pas ekzaminimit u pa se fëmija kishte lëndime serioze në kokë dhe mund të pritej gjakderdhje në tru.

“Ne pranuam një fëmijë me enjtje masive të trurit si pasojë e dhunës fizike që fëmija kishte përjetuar. Ishte i pavetëdijshëm dhe ishte në rrezikë jete për shkak të ënjtjes.” kujton Dr. Volker Soditt që është mjeku kryesor i klinikës së fëmijëve Solingen në Gjermani.

Por doktori shqiptar, Dukagjin Morina që është mjek në Departamentin e Neurokirurgjisë në këtë klinikë arriti që të shpëtojë Maksin e vogël. Ai urgjent futi fëmijën në operacion dhe ia hapi kafkën për të parandaluar gjakderdhjen në tru.

Procedura ishte shumë e vështirë dhe gabimi më i vogël mund t’i kushtonte me jetë pacientit. Kafka e Maksit u la e hapur nga doktori shqiptar për disa kohë pas operacionit në mënyrë që t’i ulej enjtja, transmeton Indeksonline.

Sie alle und ganz viele Kolleginnen und Kollegen mehr zogen im Solinger Klinikum an einem Strick, um den kleinen Max zurück ins Leben zu holen: v.li. Dr. Michael Bosten (Oberarzt Klinik für Anästhesie, Operative Intensiv- und Palliativmedizin), PD Dr. Ralf Buhl (Ärztlicher Direktor / Chefarzt der Klinik für Neurochirurgie), Dr. Jutta Adler (Oberärztin Klinik für Kinder- und Jugendmedizin), Dr. Volker Soditt (Chefarzt der Klinik für Kinder- und Jugendmedizin), Eva Vormann (Gesundheits- und Kinderkrankenpflegerin Kinderintensivstation) und Marcus Obermayer (stellvertretende Gruppenleitung Kinderintensivstation). (Foto: © Bastian Glumm)

Doktor Dukagjini i qëndroi tërë kohën afër Maksit i cili pati fatin që të ketë kujdesin intensiv nga mjeku shqiptar. Pas më shumë se dy javë, Maksi u ktheyer në sallën operative të spitali dhe gjendje po i përmisohej.

“Pengesa e parë u kalua”, tha Dukagjini i cili ka qenë mjek për më tepër së dy vjet në ekipin e Dr. med Ralf Buhl. Por ky nuk është rasti i vetëm kaq i vështirë që doktori shqiptar arriti që ta kalonte me shumë sukses sepse ai kishte edhe përvoja të tjera me fëmijë të lënduar në pjesën e trurit pas dhunës.

“Për fat të keq kjo ka ndodhur disa herë gjatë karrierës time si mjek. Kjo më habit shumë”, tha Dukagjin Morina.

Shërimi i Maksit vazhdoj ngadal por në një pikë ai arriti që ta marrë veten, sigurisht me ndihmën e ekipit të mjekëve specialist që i qëndruan afër në çdo moment.

Secilën ditë kishte ndonjë përmisim nga Maksi i vogël deri sa ai u largua nga spitali shumë i buzëqeshur dhe i lumtur pas më shumë se dy muajsh qëndrimi në Klinikën Solingen./Indeksonline/