Dukagjini arrin Llapit t’i shënoj por jo të fitoj
Ndeshjet pa fitore po vazhdojnë për Dukagjinin, pasi që as në këtë ndeshje kundër Llapit nuk arriti të fitojë.
Mujkic shënoi në minutën e 40’ për ta dërguar kështu në epërsi skuadrën e Llapit mirëpo edhe Dukagjini arriti ta shënoj golin e saj të parë në këtë sezon në minutën e 80’, shkruan Indeksonline.
Por shpresa se Dukagjini do të dalë nga kjo ndeshje me pikë u shua pas vetëm 1 minuti sepse për Llapin arriti të shënoj ish futbollisti i Prishtinës, Mergim Pefqeli.
Llapi me këtë fitore ka siguruar 14 pikë kurse Dukagjini vazhdon të jetë e fundit në tabelë me as një fitore./Indeksonline/.