75 Mall Live Search
11:44 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dukagjini, përgëjeshtron lajmet për largimin e 3 futbollistëve

Dukagjini, të hënën pësoi humbje me rivalin direkt për ekzistencë Flamurtarin 1-2.

Disa mediume në Kosovë, raportuan se klubi nga revolta dënoi 3 lojtarë, duke i përjashtuar.

Megjithatë përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Dukagjini ka mohuar këta zëra.

Ky është shkrimi i plotë i ekipi nga Klina.

“DEMANTIM; ndaj disa portaleve dhe gazetave për lajmin e dhënë gjatë ditës së hënë pas ndeshjes ndaj Flamurtarit, kinse janë largue ose sulmue disa futbollistë nga ana e klubit tonë.

Dje (1 Nëntor 2019) pas ndeshjes se javës

se 15-të është hapur një lajmë i rremë,

kinse klubi dhe kryesia jonë i ka largu disa futbollistë nga skuadra. Kjo aspak nuk qëndron dhe kësisojë ju informojmë që nuk është e vertetë. Ne si klub përkundër situatës jo të mirë ne tabelë edhe pas humbjes të pa pritur dje, ne asnjëherë nuk veprojm dhe s’do të veprojmë ne asi mënyra siq parshikojnë dhe paramendojnë disa portalë pa kredibilitet dhe aspak serjozitet ne punën e tyre me shkrimë tendiciozë!” njofton Dukagjini.

/Indeksonline/