14:56 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Dukagjini dhe Prishtina ndahen në paqe

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

Rezutati përfundimtar pas 90 minutave në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Ky barazim e mban Prishtinën në vendin e pestë në tabelë me 22 pikë, një më shumë se Dukagjini që renditet e gjashta./IndeksOnline/