75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / G T

Dukagjini dhe Suhareka ndajnë pikët në javën e 11-të në Superligë

Skuadra e Dukagjinit dhe Suharekës kanë ndarë pikët në javën e 11-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në Klinë u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2, shkruan Indeksonline

Skuadra vendase kaloi në epërsi me anë të Mimarit në minutën e 22’të.

Kurse goli i barazimit u shënua menjëherë me anë të sulmuesit, Mevlan Zeka.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat shënuan edhe nga një gol tjetër.

Fillimisht Liridon Fetahaj shënoi për mysafirët në minutën e 55’të dhe më pas për 2:2 shënoi Berisha në minutën e 74’të.

Dukagjini shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e 9-të, kurse Suhareka në pozitën e 3-të me 17 pikë./Indeksonline/