75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / C E

Dukagjini dhe Trepça ’89 marrin fitore të mëdha në udhëtim

Kanë përfunduar tri ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini i ka marrë tri pikë në Skenderaj.

Skuadra nga Klina ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal, 1-0, shkruan Indeksonline.

Altin Mërlaku realizoi golin e vetëm për skuadrën mysafire në Skenderaj në pjesën e parë, derisa vlen të theksohet se Otto John humbi penalltinë në pjesën e dytë.

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Ferizaj ku u përballen Ferizaj dhe Trepça ’89 me rezultat 2-3.

Ferizaj pati rastin të kalonte e para në epërsi, por Ramush Ramadani humbi penalltinë, derisa Albion Pllana kaloi mysafirët në avantazh 0-1.

Vendasit barazuan me Panadic nga penalltia në minutën e 62-të, por mysafirët realizuan dy gola të shpejtë me Drilon Fazliun dhe Ojekambin për 1-3.

Golin e fundit në ndeshje e realizoi Astrit Fazliu për 2-3.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva mposhti Prishtinën me rezultat 2-1. /IndeksOnline/