75 Mall Live Search
14:54 / E Diele, 21 Dhjetor 2025 / L A

Dukagjini e Ballkani ndahen në paqe

Ka përfunduar ndeshja e Superligës së Kosovës mes Dukagjinit dhe Ballkanit, e vlefshme për javën e 18-të.

Dukagjini dhe Ballkani, nuk arritën më shumë se një barazim 0-0, ku është stopuar ecuria pozitive me fitore e skuadrës suharekase.

Ndërsa në ndeshjen Gjilani-Prishtina e Re, është mbyllur me rezultat 3-2 në favor të “Skifterave”.

Ballkani, mbetet në krye të tabelës me 33 pikë, ndërsa Dukagjini e treta me 29 pikë./IndeksOnline/