75 Mall Live Search
15:32 / E Diele, 24 Prill 2022 / LB

Dukagjini e befason Gjilanin

Skuadra e Dukagjinit ka marrë tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën për mbijetesë pasi e ka mposhtur skuadrën e Gjilanit.

Në ndeshjen e zhvilluar te dielën në Klinë, Dukagjini e befasoi skuadrën e Ismet Munishit ndaj së cilës triumfoi me rezultat 2-0.

Ishte Altin Marleku ai që e gjunjëzoi Gjilanin duke shënuar dy gola brenda tre minutave (33’ dhe 36’) dhe u bërë kështu heroi i skuadrës së tij.

Dukagjini ka 36 pikë në vendin e tetë, kurse Gjilani është i treti në tabelë me 55 pikë.