75 Mall Live Search
15:38 / E Premte, 31 Janar 2025 / G T

Dukagjini e mbyll fazën përgatitore në Turqi, fiton miqësoren e fundit

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Dukagjini ka shënuar fitore minimale 1:0 në miqësore ndaj Krumovgradit.

Kjo ishte miqësorja e fundit e klubit kosovar në Turqi, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi lojtari, Etienne Tare.

Me këtë fitore, Dukagjini i mbyll fazën përgatitore në Turqi dhe tani do të kthehen në Klinë për të vazhduar me stërvitje para fillimit të gjysmë-sezonit në Superligë./Indeksonline/