75 Mall Live Search
15:11 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Dukagjini e mposht Gjilanin në ”frymën e fundit”

Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina mposhti në stadiumin ”18 Qershori”, skuadrën e Gjialnit, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Faton Neziri në 90+4.

Kjo fitore e largon Dukagjinin nga zona e rrezikshe, ku e mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e gjashtë, me 24 pikë.

Në anën tjetër, Gjilani renditet në vendin e tetë, me 17 pikë./IndeksOnline/