Dukagjini e transferon Eldonit Shaqirin

Eldonit Shaqiri është zyrtarizuar si lojtar i ri i Dukagjinit.
Ai u transferua nga skuadar e Trepçës ’89, ku ishte pjesë e zoniti të kaluar, shkruan IndeksOnline.
”KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë se Eldonit Shaqiri është lojtari më i ri i yni.
Shaqiri vjen në radhët tona pas një aventure prej gjysmësezoni te Trepça ’89.
22-vjeçari është forcë e shtuar për repartin tonë të mbrojtjes, veçanërisht për krahun e djathtë të saj.
Të gjithë nga klubi i urojmë mirëseardhje dhe suksese me ngjyrat tona.
Mirë se na erdhe, Eldonit!”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit./IndeksOnline/