75 Mall Live Search
19:41 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Dukagjini edhe zyrtarisht i prezanton dy përforcuesit e ri të skuadrës

Gjatë ditës së sotme skuadra e Dukagjinit nga Klina ka prezantuar edhe dy futbollist të ri, të cilët kanë ardhur si përforcim për këtë skuadër.

Bëhet fjalë për Drin Hodaj që u transferua te Dukagjini nga Drenica dhe për mbrojtësin e Lirisë së Prizrenit, Arbër Shala.

Këta futbollstë në fazën e dytë të Superligës së Kosovës do të luajnë me fanellën e Dukagjinit, skuadër kjo e cila rënditet në vendin e fundit pasi që deri më tani ka arritur t’i grumbulloj vetëm 8 pikë, dhe ka 7 pikë më pak se vendi i parafundit në të cilin gjendet Vushtrria./Indeksonline/.

Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)
Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)