18:57 / E Hënë, 13 Korrik 2020

Dukagjini fiton pas 8 muajve, Trepca 89 shumë pranë Ligës së Parë

Kanë përfunduar katër takimet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Në Klinë Dukagjini ka arritur të mposhtë skuadrën e Trepçës 89 me rezultat 3:2, shkruan IndeksOnline.

Golat për skuadrën vendase i shënuan, Shala, Kamara dhe një autogol nga Avdyli, ndërsa për mysafirët shënuan Jashri qysh në minutën e dytë të ndeshjes, dhe Milot Avdyli në minutën e 12-të.

Me këtë humbje Trepça 89 zbeh edhe më shumë gjasat për mbijetesë edhe stinorin e ardhshëm në Superligë, pasi tanimë mbetet në pozitën e nëntë me 35 pikë./IndeksOnline/

Mos i humb