75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Dukagjini i hakmerret Prishtinës pas eliminimit nga Kupa

Skuadra e Dukagjinit ka mposhtur Prishtinën në javën e 19-të të Superligës së Kosovës, me rezultat minimal 1-0.

Ishte një autogol i Mergim Pefqelit në minutën e 41-të, i cili vendosi fatin e kësaj ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Kështu skuadra nga Klina u hakmorr për humbjen nga java e kaluar në Kupën e Kusovës.

Me këtë fitore, skuadra e Dukagjinit ngritet në vendin e pestë në tabelë me 25 pikë.

Në anën tjetër skuadra e Prishtinës mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë./IndeksOnline/