Dukagjini i Ismet Munishit vazhdon me fitore, mposht Llapin e Batatinës

Dukagjini i është rikthyer fitoreve në Superligë.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, shënoi fitore para tifozëve vendas ndaj Llapit, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Ishte skuadra nga Podujeva e cila kaloi e para në epërsi, me golin e sulmuesit francez, Axel Gnapi, në minutën e 13-të.
Megjithatë pjesa e parë u mbyll me barazim, pasi Dienit Isufi shënoi në 45+2.
Në pjesën e dytë, Dukagjini shënoi edhe dy gola dhe morri tre pikë nga kjo përballje.
Altin Merlaku në minutën e 76-të dhe Iljasa Zulfiu në të 88-tin minut, shënuan për skuadrën nga Klina.
Dukagjini merr përseri kreun e tabelës, ku pas gjashtë ndeshjeve ka 13 pikë, derisa Llapi renditet e fundit me 3 pikë./IndeksOnline/
