Dugagjini i Klinës mbështetet financiarisht nga kompania e famshme kosovare
Duagjini i Klinës, do ta ketë edhe një partner tjetër në Superligë. Skuadra nga Klina do të përkrahet edhe nga kompania e famshme kosovare e prodhimit të lëngjeve, ”Sinalco Kosova”.
Të pranishëm në zyrtarizimin e marrëveshjen ka qenë kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me deputetin Gani Dreshaj.
“Pata nderin dhe kënaqësinë që t’i ofrojë donacion përkrahës klubit të Superligës, Dukagjinit nga Klina.
Bashkë me kryetarin e Klinës, Zenun Elezajn dhe një nga përfaqësuesit e skuadrës, u dakorduam për bashkëpunim e përkrahje gjatë tërë këtij sezoni.
Më pas, bashkë me kryeministrin Haradinaj ishim spektatorë në stadium në ndeshjen që KF Dukagjini e zhvilloi ndaj Ballkanit” shkruan Dreshaj në njoftim.
