75 Mall Live Search
15:05 / E Martë, 28 Tetor 2025 / L A

Dukagjini i kthehet fitoreve, mposht Gjilanin

Dukagjini i Ismet Munishit i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina, ka mposhtur Gjilanin me rezultat 0-2 duke fituar për herë të parë që nga shtatori.

Golat i realizoi Mërlaku në minutën e 5-të dhe ganezi Basit Abdul Khalid, që shënoi në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Dukagjini, mbetet në pozitën e 4-të ku ka gjithsej 17 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e 8-të me 11 pikë./IndeksOnline/