Dukagjini i rikthehet fitoreve, merr tre pikë të plota ndaj Feronikelit ’74

Pas katër ndeshjeve, skuadra e Dukagjinit i është rikthyer fitoreve në Superligë.
Në ndeshjen e javës së 26-të, skuadra nga Klina, shënoi fitore ndaj Feronikelit ’74, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Altin Merlaku, në minutën e 44-të.
Dukagjini pas kësaj fitore shkon në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë.
Në anen tjetër, feronikeli ’74 renditet në vendin e tetë, me 26 pikë./IndeksOnline/