Dukagjini i’a merr Vëllaznimit tre futbollistë
Dukagjini i Klinës ka vazhduar misionin e përforcimeve, derisa këtë herë ka ‘peshkuar’ te rivali rajonal Vëllaznimi i Gjakovës.
Elitarët e rinj kanë arritur marrëveshje me ‘gardianin’ Altik Muhaxhiri, mbrojtësin Ilir Syla dhe mesfushorin Jeton Dushi.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit nga “18 Qershori”.
“Arrihet marrëveshja, treshja e Vëllaznimit nga Gjakova bashkohet me klubin tonë.
Portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori ofanzive Jeton Dushi prej sot janë pjesë e Dukagjinit. Ata siç dihet për një kohë të gjatë ishin pjesë e skuadres nga Gjakova, edhe gjatë kohes sa Vëllaznimi ishte ne Superligë. Duke llogaritur përvojën e tyre të gjatë ne futbollin e Kosoves besojm ne suksesin e tyre me ngjyrat bardhë e gjelbert”,thuhet ndër të tjerash në kumtesë.