75 Mall Live Search
23:19 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dukagjini javën e ardhshme e ‘nënshkruan’ rënien nga liga

Skuadra e Dukagjinit  edhe pse jo matematikisht, mund të thuhet se ka rënë nga Superliga e Kosovës.

Ekipi nga Klina gjendet në pozitën e fundit me 10 pikë pas 25 ndeshjeve, transmeton Indeksonline.

Në rast se ata pësojnë humbje në ndeshjen e radhës, atëherë edhe matematikisht bien nga liga.

Ata u inkuadruan këtë sezon në Superligë por nuk duket se nuk patën fuqi të mbijetojnë.

Pas 25 ndeshjeve, ata kanë vetëm dy fitore dhe katër barazime. Po ashtu ata kanë sulmin dhe mbrojtjen e dytë më të dobët në ligë./Indeksonline/