16:13 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Dukagjini kërkon kualifikimin ndaj Europa FC, formacionet zyrtare

Dukagjini do të luaj sot ndeshjen e kthimit të fazës së parë kualifikuese të Conference League.

Skuadra kosovare do të luaj në udhëtim ndaj Europa FC nga Gjibraltari, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në “Victoria Stadium” më fillim nga ora 17:00.

Dukagjini ka ëpërsinë nga ndeshja e parë, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë fitoi me rezultat 2-1.

Formacionet zyrtare:

Europa FC: Zappacosta, Olmos, Pozo, Curado, Tello, Bello, Quintana, Hernandez, Gimenez, Valle, Ruiz.

Dukagjini: Haxhihmaza, Kuçi, Syla, Basri, Kameraj, Iran Conceiçao, Hugo, Shabani, Zulfiji, Shala, Mërlaku./IndeksOnline/