75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Dukagjini me lehtësi, siguron çerekfinalen në Kupën e Kosovës

Skuadra e Dukagjinit ka siguruar çerekfinalen në Kupën e Kosovës.

Dukagjini fitoi lehtë, 3 me 1 kundër 2 Korrikut, shkruan IndeksOnline.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë nga Mark Milicaj dhe Labinot Osmani. Në pjesën e dytë, një e shënoi ekipi mysafir me golin e Merlakut, një e shënoi ekipi vendës nga Euron Leci për rezultatin përfundimtar, 3-1.

Dukagjini bëhet skuadra e 8-të. që ka siguruar çerekfinalen në Kupën e Kosovës.

Kujtojmë se skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale janë: Feronikeli, Llapi, Prishtina, A & N, Drenica, Istogu dhe Trepça ’89./IndeksOnline/