75 Mall Live Search
16:07 / E Diele, 09 Mars 2025 / Gj. Sh

Dukagjini merr tre pikë të rëndësishme, fiton ndaj Malishevës

Dukagjini ka marr tre pikë të rëndësishme në Superligë.

Skuadra nga Klina, shënoi fitore para tifozëve vendas ndaj Malishevës, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 10-të.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 28 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë.

Në anën tjetër, Malisheva ka 37 pikë dhe renditet e treta./IndeksOnline/