Dukagjini mëson sot kundërshtarin për Conference League, mund të përballet me gjigantin holandez
Skuadra e Dukagjinit sot do të mësoj kundërshtarin për rrethin e dytë kualifikues për Kupën e Botës, short i cili do të hidhet në Nyon të Zvicrës.
Si fitues i Kupës së kosovës, skuada nga Klina ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, shkruan IndeksOnline.
Një nga kundërshtarët e mundshëm të Dukagjinit është gjiganti holandez, Ajax.
Po ashtu ‘Hithat’ mund të përballen me skuadrën zvicerane, Lugano.
Ndërsa shorti më i lehtë për Dukagjinin do të jetë përballja me fituesin e ndeshjes Nomme Kalju – Linfield ose me fituesin e ndeshjes Differdange – Ilves./IndeksOnline/


