75 Mall Live Search
14:55 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / A. A

Dukagjini në gjysmëfinale pas 25 vjetësh, eliminon Drenicën nga Kupa

Dukagjini i Klinës ka bërë një hap të madh në Kupën e Kosovës. Skuadra e Armend Dallkut siguroi biletën në gjysmëfinale, pasi eliminoi Drenicën duke e mposhtur 1-0.

Jeton Dushi realizoi golin e vetëm në minutën e 76-të.

Kjo është hera e parë pas më shumë se dy dekadash që Dukagjini arrin në gjysmëfinale të Kupës.

Për herë të fundit, në vitin 1996 ekipi nga Klina ishte mposhtur në finale nga Flamurtari i Prishtinës. /Indeksonline/