14:22 / E Martë, 19 Prill 2022 / B O

Dukagjini nuk bën dallime, Daut Haradinaj nderon dëshmorët Sali Çeku dhe Shefqet Mustafaj në 23 vjetorin e rënies

Daut Haradinaj ka nderuar sot dëshmorët e shquar të Zonës Operative të Dukagjinit, Sali Çeku dhe Shefqet Mustafaj. I shoqëruar nga bashkëluftëtarë të tij, Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Mustafaj në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe pranë shtatores së Sali Çekajt në qendër të Deçanit.

Shkrimi i Haradinajt:

Sot me shumë bashkëluftëtarë nderuam heronjtë e kombit, Sali Çeku dhe Shefqet Mustafaj.

Vendi ynë do të jetë krenar dhe i fortë sepse në themelet e tij janë heronjtë tanë. Ky vend ka pasur dhe ka ende djem e vajza që në çdo kohë janë të gatshëm në mbrojtje të Atdheut.

Lavdi 12 dëshmorëve që më 19 prill ranë në Koshare, ballë për ballë me forcat e armikut.