75 Mall Live Search
13:04 / E Diele, 06 Korrik 2025 / Gj. Sh

Dukagjini nuk ndalet me transferime, zyrtarizon Alpi Shahinin

Dukagjini po tregohet aktiv në tregun e transferimeve ku po përforëcohet dukshëm për sezonin e ri,

Skuadra nga Klina ka njoftuar transferimin e Alpi Shahinit, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontartë tre vjeçare me Dukagjinin.

Njoftimi i plotë:

KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë se Alpi Shahini është lojtari më i ri që i bashkohet familjes.

20-vjeçari, që luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, tek ne vjen nga Rahoveci ku kaloi gjysmën e dytë në sezonin e fundit.

Shahini ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin tonë, duke u bërë pjesë e planeve tona afatgjata për forcimin e mbrojtjes dhe ndërtimin e një skuadre të fortë dhe të qëndrueshme.

Të gjithë nga klubi i urojmë mirëseardhje dhe suksese në sfidat që na presin.

Mirë se na erdhe, Alpi!/IndeksOnline/