Dukagjini reagon ndaj gjyqtarëve të ndeshjes ndaj Suharekës, shkak ndërhyrja e Donat Hasanaj në Leart Emimin

Skuadra e Dukagjinit ka reaguar ndaj referimit në ndeshjen ndaj Suharekës.
Përmes një postimi në Facebook, Dukagjini thotë se ata janë dëmtuar nga gjyqtarët, për një ndërhyrje të ashpër nga Donat Hasanaj ndaj Leart Eminit, shkruan IndeksOnline.
Gjyqtari i ndeshjes, këtë ndëryrje nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë, derisa nuk pati as reagime nga VAR.
Dukagjini beson se një vendim si ky ndikon direkt në rezultatin e ndeshjes.
Reagimi i plotë:
Kjo ishte ndërhyrja e ashpër dhe tejet e rrezikshme ndaj lojtarit tonë, Leart Emini, e bërë në pjesën e parë të ndeshjes Suhareka-Dukagjini, që po luhet sot.
Për çudi, gjyqtari kryesor i ndeshjes heshti, por reagim nuk pati as nga dhoma e VAR-it.
Nga ky rast lojtari kundërshtar nuk e mori asnjë ndëshkim me karton.
Padyshim se rishikimi i këtij rasti, marrja e vendimit të duhur nga ata që duhet të ndajnë drejtësinë, do të ndryshonte edhe rrjedhen e takimit./IndeksOnline/